Urime Vitin e ri 2012 !
Fundi i këtij viti njëkohësisht shënoi edhe përvjetorin e pestë të funksionimit të Telegrafit. Pesë vite, e neve po na duket sikur të kemi filluar dje. Gjatë këtij viti arritëm që me sukses t’i implementojmë disa trende teknologjike, duke rritur cilësinë e ueb faqes dhe forcuar edhe më shumë pozitën e liderit si portali me i vizituar shqiptar.
Ky vit na bën që të kujtojmë implementimin e platformës së parë në Kosovë për marketing sipas sistemit Cost Per Impression. Përmes kësaj, ne ju lehtësuam edhe më shumë klientëve tanë punën e tyre për reklamim online. I sponsorizuam ngjarjet me rëndësi shoqërore, ndër to edhe konferencën e Brian Tracy.
Portali për punësim është projekti i lansuar së fundi përmes së cilës po mundohemi ta lehtësojmë procesin e punësimit ndërmjet punëdhënësit dhe punëkërkuesit. Po vazhdojmë edhe më tutje t’iu ofrojmë lajme te shpejta dhe objektive nga mbarë trojet shqiptare.
Pos sukseseve tjera që na shoqëruan në vitin që lamë pas, vlen të përmendet se Telegrafi është përzgjedhur ndër brendet më me ndikim në Kosovë, kjo falë kualitetit, besueshmërisë, veçantisë dhe apelit emocional ofruar vizitorëve tanë.
Ne ju falënderojmë të gjithë juve vizitorë dhe klientë të nderuar për kontributin tuaj. Ju ftojmë që të na përcillni edhe gjatë vitit 2012 pasi që asgjë nuk janë befasitë për këtë fundvit çka do te jenë befasitë për gjatë tërë vitit 2012 nga Telegrafi. Urime Vitin e Ri. /Telegrafi/


