Please enter at least 3 characters.

Unitedi synon transferimin e Dybalas

2018/07/Dybala1.jpg
260:"BENEVENTO, ITALY - APRIL 07: Paulo Dybala of Juventus celebrates after scoring the 0-1 goal during the serie A match between Benevento Calcio and Juventus at Stadio Ciro Vigorito on April 7, 2018 in Benevento, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi po vështron me kujdes situatën e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala.

Pretendimet nga mediat italiane këtë javë kanë sugjeruar që shefi i Liverpoolit, Jurgen Klopp, po konsideron të sjellë argjentinasin në Anfield si konkurrent për Roberto Firminon.

Por, raportet në Spanjë kanë sugjeruar se Jose Mourinho mund të komplotojë një betejë transferimi me homologun e tij.

Djajtë e Kuq dhe trajneri i tyre janë të prirur për të sjellë Dybalan në Old Trafford.

Dybala është njëri nga futbollistët më të mirë në Serie A (Getty Images)

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Unitedi synon Dybalan si një alternativë ndaj yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Juventusi do të duhet të shesë lojtarë për të financuar lëvizjen e tyre për Ronaldon dhe Mourinho është i prirur për të forcuar sulmin e tij.

Megjithatë, transferimi i yllit argjentinas nuk do të jetë i lehtë pasi trajneri Max Allegri synon të formojë një dyshe Dybala-Ronaldo.

Në rast transferimi, gjigantët anglez duhet të paguajnë së paku 100 milionë euro për shërbimet e ish-yllit të Palermos. /Telegrafi/