Please enter at least 3 characters.

Unitedi rikthehet në garë për Perisic

2020/12/ivan-2-e1608214547653.jpg

Manchester Unitedi është duke menduar që të bëjë ofertë për anësorin e Interit, Ivan Perisic.Il Corriere dello Sport raporton se Djajtë e Kuq planifikojnë t’i kërkojnë shërbimet e futbollistit kroat, i cili i ndihmoi Bayern Munichut ta fitonte tripletën në sezonin e kaluar.

Unitedi ishte lidhur me anësorin që në vitin 2017, ndërsa mund t’i kërkojë sërish shërbimet e tij në afatin kalimtar të janarit.

(Foto: Instagram/ivanperisic444)

Mediat në Itali raportojnë se Perisic nuk e ka bindur trajnerin Antonio Conte pas kthimit nga huazimi te bavarezët.

Për këtë arsye, Nerazzurrët janë të gatshëm që t’i dëgjojnë ofertat e klubeve të interesuara në javët e ardhshme. /Telegrafi/