Please enter at least 3 characters.

Unitedi nuk e do as Icardin e as Nainggolanin, por vetëm para për Lukakun

2019/06/RomeluLukakuutd-e1561567534942.jpg
275:"LIVERPOOL, ENGLAND - APRIL 21: Romelu Lukaku of Manchester United reacts towards team mate Phil Jones during the Premier League match between Everton FC and Manchester United at Goodison Park on April 21, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi thuhet se e ka refuzuar ofertën e Interit për shkëmbimin e Romelu Lukakut me Mauro Icardin apo Radja Nainggolanin.

Sipas ESPN, Djajtë e Kuq nuk duan të përfshijnë në marrëveshje lojtarë për sulmuesin e tyre, por i duan vetëm paratë - 80 milionë euro.

Nerazzurrët kishin ofruar para plus njërin prej futbollistëve të përmendur, për t'i zvogëluar shpenzimet në rastin e transferimit të belgut.

Mauro Icardi (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Kalim i 26-vjeçarit në Giuseppe Meazza ka mbetur vetëm çështje e marrëveshjes së dy klubeve për çmimin e tij që nuk është arritur akoma

Unitedi i pagoi 85 milionë euro Evertonit para dy vitesh dhe dëshiron një shumë të përafërt në rastin e shitjes Lukakut për të mos humbur shumë. /Telegrafi/