Please enter at least 3 characters.

Unitedi nuk dëshiron t’ia lejojë Realit opsionin e riblerjes së Reguilon

2020/09/SergioReguillon-1-e1600174125347.jpg
428:"SEVILLE, SPAIN - JULY 19: Sergio Reguilon of Sevilla FC reacts during the Liga match between Sevilla FC and Valencia CF at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on July 19, 2020 in Seville, Spain. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Fran Santiago/Getty Images)
12:"Getty Images

Sergio Reguilon dëshiron t’i bashkohet Manchester Unitedit, pavarësisht llojit të marrëveshjes që Djajtë e Kuq arrijnë me Real Madridin.

Në një intervistë për United Peoples TV, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka konfirmuar se 23-vjeçari është shumë i interesuar që të luajë në Old Trafford.

Ai beson se klubi anglez do ta bëjë ofertën në ditët në vijim, mirëpo nuk do të jetë shumë më e lartë se 30 milionë euro (edhe pse fillimisht do të nisë me një ofertë më të ulët).

“Mendoj se oferta fillestare do të jetë më e ulët, rreth 20 milionë euro... tash për tash nuk ka ndonjë ofertë zyrtare, por ata po përgatitin një të tillë”.

“Disa (kushte) personale nuk janë arritur akoma, por nuk do të ketë ndonjë problem, sepse lojtari dëshiron të luajë në Ligën Premier”.

“Manchester Unitedi nuk do ta pranojë klauzolën për riblerjen e këtij lojtari”, ka thënë Romano. /Telegrafi/