Please enter at least 3 characters.

Unitedi kthehet te fitorja, triumfon thellë ndaj Norwichit para derbin ndaj Liverpoolit

2020/01/Man-Utd-Norwich.jpg
299:"MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 11: Anthony Martial of Manchester United celebrates after scoring his team's third goal during the Premier League match between Manchester United and Norwich City at Old Trafford on January 11, 2020 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 në ndeshjen ndaj Norwich Cityt, e vlefshme për javën e 22-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq kanë arritur t’i kthehen fitores në kampionat pas humbjes nga Arsenali dhe mbesin në hap për pozitën e katërt.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizuar me dominim të vendasve nga Old Trafford, të cilët përveç rasteve të shumta arritën ta gjejnë edhe golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 27-të të ndeshjes dhe ishte Marcus Rashford, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Juan Mata.

Rashford shkëlqeu me dy gola (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, ekipi i Ole Gunnar Solskajer vazhdoi dominimin, por kësaj radhe ishte më të saktë duke shënuar edhe tri gola tjerë.

Rashford (52’) nga penalltia shënoi për 2-0, ndërsa pas vetëm dy minutave ishte Anthony Martial, i cili ngriti epërsinë në 3-0 pas asistimit të Matas.

Goli i fundit dhe i rezultatin përfundimtar 4-0 për Djajtë e Kuq u shënuan në minutën e 72-të me anë të talentit Mason Greenwood.

Greenwood shënoi gol të bukur (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Me këtë fitore, Unitedi e sheh veten në pozitën e pestë me 34 pikë apo pesë më pak se Chelsea i katërti, ndërsa Norwichi renditet i fundit me 14 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Djajtë udhëtojnë për derbin e zjarrtë ndaj rivalit të urryer, Liverpoolit, ndërsa Norwichi e pret Bournemouthin. /Telegrafi/

https://twitter.com/noormadey160/status/1216020361919320064

https://twitter.com/Sh3raz01/status/1216033845855817729

https://twitter.com/golazofootball9/status/1216035965317218304