Please enter at least 3 characters.

Unitedi e mbyll sezonin me trofe (Video)

2016/05/ManchesterUnitedvCrystalPalaceEmiratesY_C9BrUvwxCx.jpg

Manchester Unitedi ka fituar në finale të FA Cup ndaj Crystal Palace me rezultat 1-2.

Mysafirët ishin dukshëm më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar për skuadrën e drejtuar nga Louis Van Gaal.

Goli i parë në këtë takim erdhi nga Jason Puncheon në minutën e 78-të pas një harkimi në zonë nga Joel Ward.

Kurse goli i barazimit erdhi nga Juan mata në minutën e 81-të pas një driblimi të bukur nga  Wayne Rooney dhe me rezultatin 1-1 skuadrat shkuan në vazhdime.

Kurse goli i fitores për Djajtë e Kuq erdhi nga Jesse Lingard në minutën e 110. /Telegrafi/