Please enter at least 3 characters.

United nisë bisedimet me Lewan, hyn në luftë me Chelsean

2016/10/robert-lewandowski.jpg

Manchester United ka filluar bisedimet me sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski.

Sky Sports raporton se United ka mbajtur bisedime me agjentin e lojtarit në një tentim për ta sjellë atë në Old Trafford.

Chelsea po ashtu po lidhet me një transferim të Lewandowskit, i cili preferon Londrën, por United po bën shtytje serioze për të.

Agjenti i Lewandowskit zbuloi zhgënjimin e lojtarit ditë më parë për atë se nuk iu ndihmua që të shpallet golashënuesi më i mrië në Bundesliga këtë sezon. /Telegrafi/