Please enter at least 3 characters.

United i ofron kontratë milionëshe portierit Henderson për ta bindur të rikthehet në Old Trafford

2020/03/GettyImages-1210622376-1.jpg
270:"READING, ENGLAND - MARCH 03: Dean Henderson of Sheffield United celebrates his side's second goal during the FA Cup Fifth Round match between Reading FC and Sheffield United at Madejski Stadium on March 03, 2020 in Reading, England. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)
12:"Getty Images

Dean Henderson ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.

Portieri i talentuar anglez është i huazuar tek Sheffield United nga Manchester Untied deri në fund të këtij edicioni.

Henderson ka shkëlqyer në Ligën Premier, ku ka mbrojtur portën e Sheffield në 27 takime në Ligën Premier, ndërsa 10 prej tyre i ka mbyllur pa pranuar gol.

Djajtë e Kuq duan rikthimin e tij në Old Traford, por Henderson i ka bërë me dije se do të rikthehej vetëm nëse do të ishte portieri i parë.

Dean Henderson. (Photo by Nigel Roddis/Getty Images)

Chelsea, Arsenal dhe Paris Saint Germain janë duke monitoruar situatën e Hendersonit pasi duan transferimin e tij në verë.

The Sun ka raportuar se United do t’ia besoj fanellën e titullarit Hendersonit, nëse do ta shisnin për një çmim të mirë portierin aktual David De Gea.

United tanimë i ka ofruar kontratë të re pesë vjeçare portierit anglez, me pagë javore prej 100 mijë funteve në javë, apo më shumë se pesë milionë euro në vit.

23-vjeçari pas paraqitjeve fantastike këtë edicion, pritet të marrë ftesë edhe nga Kombëtarja e Anglisë në Euro 2020. /Telegrafi/