Please enter at least 3 characters.

United i jep miliona për tu larguar, Schweinsteiger merr një tjetër ofertë të lartë financiare

2016/11/Bastian-Schweinsteiger.jpg

Bastian Schweinsteiger do të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori gjerman do të përfitojë rreth 10 milionë euro për prishjen e kontratës nga ‘Djajtë e Kuq’, pasi një gjë e tillë iu ka kërkuar nga drejtuesit e klubit.

Por kampioni i botës me Gjermaninë, nuk do të mbetet pa klub pasi karrierën do ta vazhdoi në elitën e futbollit amerikan MLS.

Sipas medieve gjermane, Schweinsteiger do ka arritur marrëveshje me skuadrës amerikane Chicago Fire.

Chicago i ka ofruar një kontratë tri vjeçare Schweinsteigerit me gjashtë milionë euro në stinor.

Si duket oferta nga Fire e ka bindur gjermanin që t’i bashkohet elitës së futbollit amerikan. /Telegrafi/