Please enter at least 3 characters.

United eliminon Chelsean nga Carabao Cup

2019/10/GettyImages-1184483834.jpg
289:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 30: Marcus Rashford of Manchester United scores his team's second goal from a free kick during the Carabao Cup Round of 16 match between Chelsea and Manchester United at Stamford Bridge on October 30, 2019 in London, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi e ka eliminuar Chelsean nga Carabao Cup, pasi ndeshja përfundoi 1-2 në Stamford Brdige.

Pjesa e parë nuk ishte ritëm të lartë edhe pse Djajtë e Kuq arritën të kalonin në epërsi me anë të Marcus Rashford që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 25-të.

45-minutëshi i dytë kishte më shumë raste dhe të dy skuadrat zhvilluan lojë më të hapur.

Chelsea vs Manchester United (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Michy Batshuayi e ktheu Chelsean në lojë në minutën e 61-të, pasi i barazoi shifrat në 1-1 me një gol të bukur nga distanca.

Por, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer filloi të zhvillonte lojë më sulmuese dhe riktheu epërsinë.

Rashford e kaloi përsëri Unitedi në epërsi me golin e shënuar në minutën e 73-të, për t’i mundësuar kështu skuadrës së tij që të kalonte në rrethin tjetër të Carabao Cup. /Telegrafi/