Please enter at least 3 characters.

UNESCO i thotë Jo Serbisë për shtyrjen e votimit

2016/01/tha-ccedil-i-n-euml-selin-euml-n-euml-unesco-s-diskutimi-p-euml-r-kosov-euml-n-n-euml-11-30_hd.jpg

Kështu nga 170 shtete, 59 kanë votuar pro kërkesës së Serbisë, 89 shtete kundër dhe 22 kanë abstenuar.

Fuqitë e Mëdha në mbështetje të Kosovës (LIVE)

E plotësuar: Fuqitë e mëdha po e mbështesin anëtarësimin e Kosovës në UNESCO edhe gjate debatit të ashpër që po zhvillohet në mbledhjen e UNESCO-s.

SHBA, Britania, Gjermania, Franca, Italia dhe Austria në fjalimet e tyre u shprehen kundër shtyrjes se votimit dhe pro anëtarësimit te Kosovës në UNESCO.

Britania e Madhe: Anëtarësimi në UNESCO dhe dialogu, çështje të ndara (LIVE)

E plotësuar: Tashmë ka filluar mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s, ku pritet të diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë agjenci.

Momentalisht po debatohet nëse duhet të diskutohet për pranimin ose jo të Kosovës në UNESCO, apo nëse duhet të shkohet direkt në votim. Përkrahësit e Kosovës po deklarojnë se kjo çështje nuk ka nevojë për debat, por duhet të shkohet direkt në votim.

Përfaqësuesit e shtetit serb po kërkojnë që diskutimi për Kosovën të shtyhet për sesionin e radhës, për siç theksojnë t’i jepet hapësirë dialogut.

Përfaqësuesi i shtetit serb

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Britanisë së Madhe. Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe theksoi se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO dhe dialogu i Kosovës dhe Serbisë në Bruksel janë dy çështje të ndara.

Thaçi në selinë në UNESCO-s, diskutimi për Kosovën në 11:30

Shtetet pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s momentalisht janë në pauzë, për të vazhduar mbledhjen në ora 11:30, kur pritet të fillojë dhe diskutimi për Kosovën.

Në selinë e UNESCO-s tashmë ndodhet edhe zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi.

Ditë më parë zëvendëskryeministri Thaçi tha se qëndrimet e Serbisë në raport me anëtarësimin e Kosovës janë edhe kundër Rezolutës 1244; edhe kundër marrëveshjes së arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve; edhe kundër frymës evropiane të asaj marrëveshje; edhe kundër fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve tona.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës së bashku me partnerët e saj ka lobuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në organizatën e Kombeve të Bashkuara UNESCO në muajin korrik të këtij viti.

“Sapo aplikuam për anëtarësi në UNESCO, agjencionin e OKB për arsim, shkencë dhe kulturë”, kishte thënë Thaçi.

“Ky veprim vjen pas një konsultimi me partnerë dhe pas 130 takimeve me delegacione të UNESCO-s që kemi zhvilluar vetëm këtë vit”, ishte shprehur Thaçi në korrik.

Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara është një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara e themeluar më 16 nëntor 1945.

Qëllimi i deklaruar i kësaj organizate është të kontribuojë për paqen dhe sigurinë, duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtare përmes arsimit, shkencës, dhe kulturës. /Telegrafi/