''Unë ministër i Zaevit? Ju lutem"
31/10/2017
Për herë të parë pas humbjes nga Ramiz Merko në Strugë, Ziadin Sela është prononcuar për Makfax rreth zërave se ai do të emërohet ministër i shëndetësisë, në vend të sekretarit të partisë së tij, Arben Taravari.
Sela është përgjigjur në këtë pyetje, ''Unë ministër i Zaevit?! Ju lutem, e vlerësoj veten si njeri që ka vetërespekt dhe integritet.''
Përndryshe Sela i çoi selam Zaevit se ka kontribuar në përçarje të qytetarëve, pasi ai mbështeti Ramiz Merkon për kryetar të Strugës, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, vendi i ministrit të Shëndetësisë në Maqedoni nuk dihet kush do të jetë pasi Arben Taravari është zgjedhur si kryetar i Komunës së Gostivarit. /Telegrafi/


