Ukrainasit marrin nën kontroll një fshat në Dnipropetrovsk që ishte nën rrethimin e rusëve – përdorën vetëm pushkë dhe granata për ta çliruar
Forcat ukrainase kanë arritur të marrin nën kontroll një fshat në Dnipropetrovsk që dikur kontrollohej nga rusët.
Pamjet amatore nga kamerat në helmetat e ukrainasve, shfaqin trupat e Volodymyr Zelenskyt duke u futur në fshat, transmeton Telegrafi.
Është interesant se ata arritën ta marrin nën kontroll duke përdorur vetëm granata dore dhe pushkë aut0matike – pra pa ndonjë sistem artilerik.
Në anën tjetër, presidenti ukrainas po vazhdon t’i bëjë thirrje presidentit amerikan Donald Trump, që t’iu japë raketa Tomahawk të cilat do të mund ta ndërronin kahjen e luftës.
Deri më tani i pari i SHBA-së nuk ka dhënë ndonjë përgjigje konkrete lidhur me këtë kërkesë të ukrainasve – duke peshuar me kujdes rreziqet që mund të paraqiten me një lëvizje të tillë. /Telegrafi/


