Ukraina thotë se 56 persona janë vrarë pasi trupat ruse hapën zjarr në një shtëpi të të moshuarve
171:"LUHANSK REGION, UKRAINE - Snow-bound city of Kreminna is seen from a birds eye view, Luhansk Region, eastern Ukraine. Kreminna city in winter Copyright: xOleksiixKovaliovx
22:"imago images/Ukrinform
20/03/2022
Trupat ruse dyshohet se kanë hapur zjarr në një shtëpi të të moshuarve në qytetin lindor të Kreminës, duke vrarë 56 persona.
Qeveria ukrainase thotë se pushtuesit qëlluan në ndërtesën në rajonin e Luhansk “nga një tank... në mënyrë cinike dhe të qëllimshme”.
Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale tha se ishin 15 të mbijetuar, të cilët u “rrëmbyen nga pushtuesit dhe u dërguan në territorin e pushtuar në Svatore (rajoni i Luhanskut) në një shkollë rajonale konvikti.
Ky pretendim nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur nga Sky News. /Telegrafi/


