Please enter at least 3 characters.

Ukraina gjen një grup të ushtarëve rusë të vrarë në Bakhmut

2023/05/troops.png

Ukraina ka publikuar pamje të ushtarëve rusë të vrarë diku afër Bakhmutit.

Videoja u publikuan nga faqja ukrainase Operativno_ZSU, që vazhdimisht raporton për luftimet atje, transmeton Telegrafi.

Ushtari i forcave të Ukrainës kishte xhiruar me një kamerë në trup ku po bënte atë siç duket një inspektim në zonë.

Aty gjendeshin një grup i ushtarëve rusë të shtrirë në tokë.

Në qytetin Bakhmut janë zhvilluar luftimet më të përgjakshme ndonjëherë prej se ka filluar lufta në Ukrainë.

Shefi i grupit mercenar rus, Wagner, Ivgeny Prigozhin tha se forcat e tij kanë marrë nën kontroll të gjithë qytetin, pretendimet të cilat u mohuan nga Ukraina. /Telegrafi/