Please enter at least 3 characters.

UEFA kujton golin e parë dhe të vetëm të Shqipërisë në EURO

2020/06/Armando-Sadiku-Shqiperia.jpg
275:"LYON, FRANCE - JUNE 19: Armando Sadiku of Albania celebrates scoring his team's first goal with his team mates during the UEFA EURO 2016 Group A match between Romania and Albania at Stade des Lumieres on June 19, 2016 in Lyon, France. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Faqja zyrtare e UEFA-s ka kujtuar golin e parë dhe të vetëm të Kombëtaren e Shqipërisë në një Kampionatin Evropian.

Viti 2016 ishte viti kur të gjithë shqiptarët bënë realitet ëndrrën e tyre.

Kombëtarja kuqezi arriti të kualifikohet së pari herë në një Kampionat Evropian apo Botëror.

Ishte pikërisht EURO 2016 i mbajtur në Francë, kampionati i parë që kuqezinjtë arritën të marrin pjesë.

Momenti i golit nga Armando Sadiku (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Në atë vit, në atë kampionat evropian, Shqipëria u shortua në grupe me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë.

Në dy ndeshjet e parë, me Zvicrën dhe Francën, Shqipëria pësoi humbje duke mos arritur të shënojë fare gol.

Festa e Sadikut pas golit (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, në takimin e fundit me Rumaninë, djelmoshat e trajnerit Gianni De Biassi arritën të fitojnë 1-0 falë golit të Armando Sadikut.

Sadiku ishte shënuesi i parë në ndonjë kampionat për Shqipërinë dhe pikërisht ky gol është kujtuar nga faqja zyrtare e UEFA-s. /Telegrafi/