Please enter at least 3 characters.

U shpëtua Ismail Muratov i cili kërkohej në 24 orët e fundit

2024/08/shpetim.png

Ismail Muratov (35) që nga dita e premte u humb, ndërsa sot pasdite u gjet në lumin Bregallnica në Komunën e Lozovës.

Ai me helikopter u dërgua në spitalin klinik "Nëna Tereza" në Shkup.

Drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov tha se misioni për shpëtim është zhvilluar në lumin Bregallnicë, kurse Muratov është gjetur në gjendje të rëndë.

"Ai është dërguar me mbajtëse dhe më pas u dërgua në qendrën klinike në Shkup", u shpreh Angellov./Telegrafi/