Please enter at least 3 characters.

U nënshkrua Memorandumi mes MKRS-së dhe Federatës së Atletikës

2016/01/u-n-euml-nshkrua-memorandumi-mes-mkrs-s-euml-dhe-federat-euml-s-s-euml-atletik-euml-s_hd.jpg

Në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet MKRS-së dhe Federatës së Atletikës së Kosovës.

Nëpërmjet këtij Memorandumi Bashkëpunimi, MKRS-ja subvencionon FAK-un për pjesën e programit të këtij viti që ka mbetur me 32,240 euro, ndërkohë që në tërësi MKRS-ja sivjet ka ndihmuar këtë federatë me 121,632 euro.

Ministri Kujtim Shala, përgëzoi FAK-un për punën dhe aktivitet e deritashme. Ai po ashtu konfirmoi mbështetjen e MKRS-së për FAK-un dhe sportin në përgjithësi, duke u zotuar se MKRS-ja është e përkushtuar që të ndihmojë sportistin kosovar në rrugën e përparimit të mëtutjeshëm të tij.

Ministri u shpreh se nëpërmjet këtyre memorandumeve Shala synohet përmirësimi i politikave në fushën e sportit.