Please enter at least 3 characters.

Turneu masovik i Alley Oop në Mitrovicë, fitojnë Milingonat

Të dielën u zhvillua turneu i radhës në kuadër të Projektit të Alley Oop. Në Mitrovicë u paraqitën 13 ekipe, njëherësh nga nga turnetë më masovik në këtë edicion.

Pas shumë ndeshjeve interesante, në grup, e më pas në gjysmëfinalja, finalja vuri përballë 02 dhe Milingonat, ku kjo e fundit fitoi me rezultat 12:11.

Ekipi Milingonat fitoi të drejtë të garojë në superfinalen që do të zhvillohet në kryeqytet, ku do të marrin pjesë kampionët e të gjitha qyteteve.

Ky është edicioni i dytë i Alley Oop, që ka për qëllim masivizimin e këtij sporti shumë atraktiv.

Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3x3 në të gjithë Kosovën./Telegrafi/