Please enter at least 3 characters.

Turku zihet në flagrancë duke vjedhur në Prishtinë

2017/03/vjedhje.jpg

Policia e ka arrestuar një të dyshuar, shtetas i Turqisë pasi që i njëjti është zënë duke vjedhur në shtëpinë e një personi në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Azem Jashanica”,  ndërsa sipas Policisë i dyshuari është zënë në flagrancë duke vjedhur.

Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një kaçavidë dhe një palë dorëza. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.