Tuchel: Fitore fantastike me gol fantastik
23/02/2021
Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, është ndarë i kënaqur me fitoren 1-0 ndaj Atletico Madridit.
Olivier Giroud me gol të bukur që mjaftoi ta fitojnë ndeshjen e parë në fazën e eliminimit direkt.
“Rezultat fantastik, gol fantastik. Fitore e merituar. Ne kemi dashur të dominojmë në gjysmëfushën e kundërshtarit, të mos humbim koncentrimin”.
“Kemi synuar mos të bëjmë gabime dhe gjithnjë të jemi të kujdesshëm ndaj kundërsulmeve. Ishte një paraqitje shumë e disiplinuar”.
“Është rezultat i punës së madhe, punës ekipore. Puna ekipore solli fitoren e madhe”, ka thënë Tuchel. /Telegrafi/


