Please enter at least 3 characters.

Trump turne në Azi për kërcënimin e Koresë së Veriut

2017/09/1-600.jpg

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump , do të udhëtojë në pesë vende aziatike në nëntor për të marrë pjesë në samitet rajonale, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Ai do të vizitojë Japoninë, Kinën, Korenë e Jugut, Vietnamin, Filipinet dhe shtetin amerikan të Hawaiit në  një udhëtim 11-ditor.

"Angazhimet e presidentit do të forcojnë vendosmërinë ndërkombëtare për t'u ballafaquar me kërcënimin e Koresë së Veriut", thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Koreja e Veriut ka kërcënuar kohët e fundit për shuarjen e aeroplanëve  amerikanë në rajon.