Please enter at least 3 characters.

Trump tregon pse nuk do të përdorë armë bërthamore në Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump, përjashtoi përdorimin e armëve bërthamore në Iran, duke thënë se nuk ka nevojë .

“Pse do të përdorja një armë bërthamore kur ne i kemi shkatërruar plotësisht”, tha Trump në Zyrën Ovale.

Ai e quajti pyetjen "budallallëk".

“Jo, nuk do ta përdorja. Një armë bërthamore nuk duhet të lejohet kurrë të përdoret nga askush”, shtoi presidenti.

Ai ka pohuar se Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të ketë një armë bërthamore dhe ka thënë se SHBA-të do të hyjnë për të marrë “pluhurin bërthamor” të Iranit, një term që i referohet uraniumit të pasuruar.

“Ata nuk mund ta kenë bombën bërthamore dhe nuk do ta kenë”, vazhdoi Trump. /Telegrafi/