Please enter at least 3 characters.

Trump: Situata e pandemisë në SHBA mund të përkeqësohet

2020/07/AP_20140707233728.jpg
151:"President Donald Trump speaks during a Cabinet Meeting in the East Room of the White House, Tuesday, May 19, 2020, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)
2:"AP

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar së fundmi se situata e pandemisë në SHBA “mund përkeqësohet para se të bëhet më e mirë”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai u kërkoi qytetarëve amerikanë që ta aplikojnë vendosjen e maskës.

Raportohet se stafi i tij i kanë bërë presion për të “shtrënguar” masat në SHBA, derisa vendi po përballet me rritje rekorde të rasteve nga coronavirusi.

Këto deklarata Trump i bëri të ditura të martën, në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, derisa potencoi se “situata mund të përkeqësohet para se të përmirësohet”

“Megjithëse nuk më pëlqen ta pranoj, kështu duken gjërat së paku”, u shpreh Trump.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve nga coronavirusi në SHBA u rrit në 3.8 milionë, ndërkaq 141 mijë persona ndërruan jetë. /Telegrafi/