Trump mund të humbasë më shumë sesa vetëm presidencën në janar
Rrjeti social Twitter ka konfirmuar se, nëse Donald Trump largohet nga zyra e tij e presidentit në janar - siç duket tani gjithnjë e më e mundshme - ai nuk do të marrë më trajtim të veçantë si "i rëndësishëm për lajmet".
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, politika e Twitter mbron njerëz të caktuar - të tillë si zyrtarë të zgjedhur me më shumë se 250,000 ndjekës - nga pezullimi ose ndalimi i llogarive të tyre për shkelje të rregullave të cilat përndryshe do të çonin në dënime të rrepta.
Kjo politikë është ajo që ka çuar në ndërhyrjen e kompanisë në heshtje, por jo heqjen e 12 cicërimave nga presidenti gjatë javës së kaluar, pasi ai vazhdon të thyejë rregullat e rrjetit social për hedhjen e dyshimeve në procesin demokratik.
Por, Twitter ka konfirmuar se politika nuk zbatohet për ish-zyrtarët e zgjedhur.
Ata duhet të ndjekin të njëjtat rregulla si të gjithë të tjerët, dhe nëse një cicërimë shkel këto rregulla, ajo hiqet - me llogarinë që mund të ndiqet për shkelësit e rregullt.
Kjo do ta vendosë Trumpin para zgjedhjes, nëse ai me të vërtetë largohet nga detyra në fund të janarit: zbutjen e retorikës ose përballjen me largimin e ndjekësve nga ai. /Telegrafi/


