Please enter at least 3 characters.

Trump: Macron dhe Starmer trimërohen pak kur nuk jam unë pranë tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump komentoi marrëdhëniet me homologun francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer, duke thënë se ata priren të jenë “pak më të ashpër” kur ai nuk është i pranishëm.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, lideri amerikan tha se nuk ka biseduar me Macronin dhe Starmerin pas postimit të tij të fundit në rrjetet sociale, i cili lidhej me kritikën ndaj marrëveshjes britanike për arkipelagun Chagos.

“Jo, nuk kam folur me ta, por mendoj se shkoj shumë mirë me ta. Gjithmonë sillen korrekt me mua. Bëhen pak më të ashpër kur nuk jam pranë, por kur jam aty, sillen shumë mirë. Dhe më pëlqejnë të dy”, deklaroi 79-vjeçari.

Komentet e tij vijnë në një moment tensionesh diplomatike dhe diskutimesh për çështje ndërkombëtare, ku qëndrimet publike dhe komunikimi në rrjetet sociale po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në marrëdhëniet mes liderëve botërorë.

Kujtojmë se Macron ka refuzuar ftesën e Trumpit për të qenë pjesë e bordit të paqes së Gazës gjersa në të njëjtën mënyrë pritet të vepron edhe lideri britanik.

Ndryshe, Trump ka folur para gazetarëve rreth njëvjetorit të presidencës së dytë të tij në krye të SHBA-së, ku ka renditur sukseset. /Telegrafi/