Please enter at least 3 characters.

Trump i drejtohet kombit amerikan: Të ulen tensionet dhe të qetësohen gjakrat

2021/01/EZR5KKTEAMI6VCUOLRJTNMZHMA-1-scaled.jpg
643:"US President Donald Trump addresses the Nation from the Oval Office about the widening novel coronavirus (Covid-19) crisis in Washington, DC on March 11, 2020. - President Donald Trump announced on March 11, 2020 the United States would ban all travel from Europe for 30 days starting to stop the spread of the coronavirus outbreak. "To keep new cases from entering our shores, we will be suspending all travel from Europe to the United States for the next 30 days. The new rules will go into effect Friday at midnight," Trump said in an address to the nation. (Photo by Doug Mills / POOL / AFP) (Photo by DOUG MILLS/POOL/AFP via Getty Images)
25:"POOL/AFP via Getty Images

Në fjalimin e fundit drejtuar kombit përmes Fox News, presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se nuk ishte prapa sulmit në Kongres.

Ai u bëri thirrje amerikanëve të qetësonin pasionet e tyre, në një kohë kur Dhoma e Përfaqësuesve po flet për tërheqjen e tij.

"Në dritën e raportit mbi demonstratat e reja, unë kërkoj që të mos ketë dhunë, asnjë shkelje të ligjit, asnjë vandalizëm të çfarëdo lloji. Kjo është diçka që unë kurrë nuk e kam mbrojtur, madje as Amerika. Unë u bëj thirrje të gjithë amerikanëve të ndihmojnë në uljen e tensioneve dhe qetësimin e gjakrave. Faleminderit", tha Trump.

Ai gjithashtu u bëri thirrje "kompanive të mëdha të teknologjisë", të tilla, si Facebook dhe Twitter për të ndihmuar me "tranzicionin paqësor të pushtetit" javën e ardhshme.

Ndërkohë, Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan po diskuton shkarkimin e presidentit në largim, Trump.

Anëtarët e dhomës së ulët të Kongresit e akuzuan republikanin për nxitje të një rebelimi përpara ndërhyrjes së një pjese të mbështetësve në kompleksin e Capitol Hill.

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miratoi një rezolutë që i kërkon zëvendëspresidentit të SHBA-së, Mike Pence të zbatojë amendamentin e 25-të të Kushtetutës së SHBA-së. /Telegrafi/