Trump: Hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO nuk do të jetë ngarkesë për buxhetin ushtarak të SHBA-së
196:"U.S. President Donald Trump speaks as he meets with sheriffs from across the country on the South Lawn of the White House in Washington, U.S., September 26, 2019. REUTERS/Erin Scott - RC14407BF7D0
7:"REUTERS
27/11/2019
Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi mbrëmë letër kryetarit të Senatit lidhur me anëtarësimin e Maqedoninë së Veriut në aleancën ushtarake NATO.
Në letër thuhet se hyrja e vendit tonë në NATO nuk do të ketë efekt të rritjes së përqindjes në pjesën e SHBA-së në buxhetin e përgjithshëm të NATO-s.
“Inkuadrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO nuk e ulë aftësinë e SHBA-së që t’i plotësojnë detyrimet e tyre ushtarake jashtë rajonit Atlantik të Veriut”, theksoi Trump në letër.
Ndryshe, SHBA-të më herët e ratifikuan protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, ndërsa këtë duhet ta bëjë vetëm edhe Spanja, me çka më pas Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare me të drejta të plota në NATO./Telegrafi/


