Please enter at least 3 characters.

Trump bie dakord për të zhvendosur datën e debatit të dytë me Bidenin

2020/10/a27462e0-81aa-47df-aaa8-c1a3a953ef37-scaled.jpg
597:"US President Donald Trump (R) and Democratic presidential candidate Joe Biden participate in the first presidential debate at the Health Education Campus of Case Western Reserve University on September 29, 2020 in Cleveland, Ohio. - Biden said on October 2, 2020, he has tested negative for Covid-19, three days after his debate with Trump, who has contracted the illness. Trump's positive diagnosis was announced in the early hours of Friday after one of his senior aides, Hope Hicks, tested positive. (Photo by Olivier DOULIERY / POOL / AFP) (Photo by OLIVIER DOULIERY/POOL/AFP via Getty Images)
25:"POOL/AFP via Getty Images

Fushata presidenciale e Donald Trumpit ka rënë dakord të shtyjë debatet e mbetura presidenciale me kandidatin demokrat, Joseph Biden.

Fushata dha dritën jeshile për raundin e dytë të debatit, fillimisht i planifikuar për 15 tetor, që do të mbahej më 22 tetor dhe i treti më 29 tetor, raporton CNN.

"[Komisioni për Debatet Presidenciale] dhe media nuk mund ta fshehin Joe Biden përgjithmonë. Amerikanët meritojnë t’i dëgjojnë drejtpërdrejt të dy kandidatët presidencialë në këto data, 22 dhe 29 tetor", tha Bill Stepien në një deklaratë.

Trump theksoi se dëshiron të zhvillojë debate personale me Bidenin përpara votimit të 3 nëntorit dhe nuk pranon të ketë debat vitual.

Më parë, menaxhmenti i fushatës së kandidatit demokrat për zgjedhjet presidenciale amerikane, Joe Biden, bëri thirrje për shtyrjen e debatit presidencial të planifikuar për 15 tetor.

Ndryshe, Trump javën e kaluar është infektuar me coronavirus dhe kjo ishte një ndër arsyet që kishte shtyrë organizatorët të mendojnë për një debat virtual mes kandidatëve për president të SHBA-ve. /Telegrafi/