Trump ankohet sërish për numërimin e votave
153:"President Donald Trump speaks about the coronavirus in the Rose Garden of the White House, Monday, April 27, 2020, in Washington. (AP Photo/Alex Brandon)
2:"AP
04/11/2020
Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sërish është ankuar për votat që janë duke u numëruar.
Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Trump ka shkruar se “po gjejnë vota për Bidenin në mbarë vendin – në Pennsylvania, Winsconsin dhe Michigan. Shumë keq për vendin tonë”.
Kjo nuk është hera e parë që Trump ankohet për numërimin e votave, në veçanti të atyre më postë.
Në anën tjetër është bërë e ditur se gara është duke vazhduar për të parin e Shtëpisë së Bardhë.


