Truku me flladitëse që e freskon shtëpinë tuaj dy herë më shumë – shumica nuk e dinë
Është shumë e rëndësishme të qëndroni freskët nëse doni të ndiheni rehat gjatë temperaturave përvëluese ditëve të fundit.
Fatmirësisht, ekziston një truk i thjeshtë që e bën flladitësen tuaj të lëshojë ajër më të ftohtë.
Për ju që nuk e dini, këto pajisje nuk e ulin temperaturën e ajrit, por vetëm e qarkullojnë atë. Pra, nëse ndodheni në një dhomë të nxehtë, flladitësja nuk do t’ju ndihmojë shumë... përveç nëse provoni këtë metodë super të thjeshtë!
Amy, një nënë dhe themeluese e blogut Everything Mummy, ka zbuluar një mënyrë shumë të lehtë për ta kthyer ventilatorin tuaj në një burim fryme të ftohtë.
Ajo shpjegon:
“Mbushni një tas me ujë të ftohtë dhe me copëza akulli, dhe vendoseni përpara ventilatorit. Aktivizoni ventilatorin dhe lëreni të lëvizë (në pozicionin që përshkon një hark 180°), dhe do të ndjeni menjëherë ajër të freskët”.
Çfarë ndodh? Ajri që kalon mbi ujin e ftohtë merr freski dhe bëhet shumë më i këndshëm, sidomos gjatë ditëve me vapë të thatë – si ato gjatë një vale të nxehti.
Ky është një truk i shkëlqyer për të qëndruar rehat pa shpenzime.
Ja çfarë ju duhet:
Një tas i gjerë ose tabaka me ujë të ftohtë dhe akull (siperfaqja e madhe ndihmon të përhapet më shumë freski në ajër);
Një ventilator që lëviz majtas-djathtas;
Dhe sigurohuni që nuk ka pajisje elektrike shumë afër ujit.
Thjesht vendoseni tasin përpara ventilatorit, ndizeni, dhe do të ndjeni ajrin të bëhet më i lehtë, më i ftohtë dhe më çlodhës. /Telegrafi/


