Please enter at least 3 characters.

Trofeu i Euro 2024: Emri, pesha, vlera dhe madhësia

2024/06/Henri-Delaunay-1-scaled.jpg
500:"The Henri Delaunay Trophy, which is awarded to the winner of the European Championship, is pictured before the draw for the play-off matches for UEFA Euro 2016 at the UEFA headquarters in Nyon, Switzerland, October 18, 2015. Fixtures will be as followed, Ukraine vs Slovenia, Sweden vs Denmark, Bosnia vs Ireland and Norway vs Hungary. The first legs will be played between 12 and 14 November and the return legs between 15 and 17 November. REUTERS/Denis Balibouse Picture Supplied by Action Images
23:"Action Images / Reuters

Tani është koha për të përjetuar emocionet e Kampionatit Evropian, ku të gjitha 24 ekipet kombëtare do të luftojë për një trofe, që njihet me emrin "Henri Delaunay".

Më poshtë i gjeni të gjitha se çarë duhet të dini për trofeun e rezervuar për kampionët e rinj Evropës: nga vlera, te pesha, madhësia, emri dhe rregulloret.

Trofeu ka vlerë rreth 30 mijë euro: megjithatë nuk është versioni i parë dhe i vetëm i kupës së lakmuar, prej argjendi me shkëlqim.

Trofeu aktual është 60 cm i lartë dhe peshon 8 kg, një version me përmasa më të mëdha se i pari, i cili nuk përfshinte piedestalin, peshonte 2 kg më pak dhe ishte 42 cm i lartë.

Trofeu i ri u porosit nga UEFA për Euro 2008, edicioni i fituar nga Spanja e Jose Luis Aragones. Lojtari i parë që e ngriti atë drejt qiellit ishte Iker Casillas.

Krijuesi i trofeut ishte Pierre Delaunay, i cili pasoi babanë e tij, Henri, si sekretar i përgjithshëm i UEFA-s, nga i cili mori emrin.

Kushdo që fiton Kampionatin Evropian, përveç medaljeve të zakonshme të arta, merr në shtëpi edhe trofeun “Henri Delaunay”: megjithatë, është një kopje në shkallë 1:1 e kupës origjinale, e cila mbetet në posedim të UEFA-s dhe përdoret vetëm për ceremoninë e ndarjes së çmimeve. /Telegrafi/