Please enter at least 3 characters.

Triumfojnë vendasit

2016/01/triumfojn-euml-vendasit_hd.jpg

Ndeshja kryesore u zhvillua në Mitrovicë, ku u përballen mes vete dy skuadrat që janë favorite për titullin e kampionit, Trepça ’89 dhe Besa, ku fitore shënuan vendasit me rezultat të ngushtë 2-1.

Blerand Kurtishaj dhe Shpëtim Idrizi shënuan golat për vendasit, ndërsa për mysafirët realizoi kapiteni Fitim Kasapi nëpërmjet penalltisë.

Ndërkohë në Vushtrri, skuadra me po të njëjtin emër ka arritur fitore minimale 1-0 ndaj Hajvalisë.

Trajneri Ismet Munishi i cili u rikthye në krye të Hajvalisë nuk arriti t’i ndihmojë skuadrës së tij e cila pësoi edhe humbjen e tretë në po aq ndeshje të zhvilluara, dhe renditet në vendin e fundit në tabelë duke mbetur skuadra e vetme pa pikë.

Pikët e para në këtë kampionat i ka fituar edhe Drita, e cila si vendas ka mposhtur Istogun me rezultat 1-0.

Ndeshja mes dy skuadrave bardh e kaltër i ka takuar Dritës falë një goli të shënuar në pjesën e dytë nga Almedin Murati, ndërsa Istogu në fund ka mundur të barazoi rezultatin por portieri vendas Artan Latifi ishte shpëtimtar për Dritën. /Telegrafi/