Please enter at least 3 characters.

Tritol banesës së deputetit Xhelal Mziu, momenti i shpërthimit të fortë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz.

Sipas burimeve jozyrtare mësohet se është banesa e deputetit Xhelal Mziu, raporton euronews.al.

Sipas policisë, ngjarja është shënuar rreth orës 1:00 të mëngjesit, dhe lënda plasëse është vendosur në murin rrethues të banesës.

Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

“Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

- YouTubewww.youtube.com