Triler sigurie prapa skenave të Kupës së Botës: Shikoni çfarë torturash kalojnë futbollistët e Senegalit dhe Uzbekistanit
Kupa e Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada fillon zyrtarisht këtë javë, dhe bashkë me të edhe operacioni më i madh i sigurisë në historinë e sporteve moderne.
Ndërsa tifozët presin magjinë e futbollit në fusha, në sfond po zhvillohet një triler i vërtetë sigurie.
Tri ekipe kombëtare: Iraku, Senegali dhe Uzbekistani, janë gjendur nën një vëzhgim të veçantë nga policia lokale në Shtetet e Bashkuara.
Sipas pamjeve që vijnë nga SHBA-ja, protokollet e sigurisë për këto ekipe janë aq të rrepta saqë të shkosh nga një autobus ose aeroplan në një hotel duket sikur kalon nëpër një bazë ushtarake.
The Senegalese 🇸🇳 delegation gets this treatment on arrival in the USA. Full tarmac searches, shoes off, bags turned inside out like criminals.
This is straight up humiliation and a disgrace. They’d never put white boys through the same.pic.twitter.com/KULjwTsCQI
— World Cup 2026 Daily (@TotalFootball) June 8, 2026
Shumë tifozë në mbarë botën nuk po besojnë pas publikimit të pamjeve, veçanërisht të futbollistëve senegalezë të cilët u trajtuan sikur të kishin një dosje të trashë kriminale. Pamjet tregojnë edhe këmbët e tyre duke u ekzaminuar.
Ajo që është edhe më e vështirë për këto ekipe kombëtare është fakti se ekzaminime të tilla zgjasin shumë dhe mund të krijojnë nervozizëm tek lojtarët e futbollit. /Telegrafi/
The Uzbekistan 🇺🇿 national team faced crazy security in the USA before facing the Netherlands
Full body searches with sniffer dogs 😳pic.twitter.com/sIfS0NwOqy
— World Cup 2026 Daily (@TotalFootball) June 8, 2026


