Tri shenja të besueshme që tregojnë se atij po i pëlqeni
Për të zbuluar se çfarë një mashkull mendon për ju, nuk është nevoja ta pyesni, por mjafton t’i vëzhgoni lëvizjet e tij
Pra, gjestet fizike mund të tregojnë shumë gjëra për qëllimet e tij të vërteta.
Duke marrë parasysh këtë, Telegrafi ju sjellë më poshtë një listë me shenja të besueshme që mund të tregojnë se atij po i pëlqeni me të vërtetë:
I prekë flokët e tij
Përmes kësaj, meshkujt shpeshherë përpiqen t’i japin vetes më shumë vetëbesim. Shpeshherë kur meshkujt e shohin një person atraktiv, në mënyrë instinktive përpiqen të duken më të zgjuar duke bërë gjëra si rregullimi i flokëve. Vlen të ceket se ky rregull është i njëjtë edhe te femrat.
Kur një mashkull fillon të flet më shumë kur jeni afër tij, atëherë ky është indikatori kryesor se ai po përpiqet t’ju impresionojë.
I mban duart afër belit
Nëse një mashkull i mban duart afër belit – duke i vendosur në xhep p.sh. – është shenjë e qartë se ai po përpiqet ta demonstrojë fuqinë e tij. E njëjta ide shprehet edhe kur mashkulli i mban këmbët hapur kur është ulur. /Telegrafi/


