Please enter at least 3 characters.

Trezeguet: Juve në finale me Barcën

2016/01/trezeguet-juve-n-euml-finale-me-barc-euml-n_hd.jpg

Trezeguet beson se ish skuadra e tij, Juventus, mund ta eliminojë Real Madridin, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Bianconerët kanë fituar 2:1 në duelin e parë me Los Blancos, dhe ish sulmuesi i madh francez, beson se ata mund të kualifikohen për në finalen e Berlinit.

“Jam shumë optimist para ndeshjes së kthimit. Juventus luajti një ndeshje të jashtëzakonshme dhe mund ta përsërit”, deklaroi ai për “Sky Sport”.

“E kam parë Juventusin tim të vjetër që mund të arrijë synime të rëndësishme”, u shpreh Trezeguet.

E në finale ai e sheh edhe Barcelonën që e ka mposhtur Bayern Munichun me rezultat 3:0 në duelin tjetër gjysmëfinal.

“Barcelona? I ka futbollistët më të mirë në botë. Messi vjen nga një planetë tjetër”, theksoi ai. /Telegrafi/