Trezeguet i kërkon Juventusit të nënshkruajë me yllin e madh të Barcelonës
Ish-sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, aktualisht anëtar i bordit të River Plate, ka rekomanduar që klubi italian të synojë të nënshkruajë me sulmuesin e Barcelonës, Robert Lewandowski, në afatin e ardhshëm të transferimeve.
Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, Trezeguet vlerësoi cilësitë e 37-vjeçarit polak, duke theksuar se përvojat dhe inteligjenca e tij e bëjnë atë një sulmues të jashtëzakonshëm pavarësisht moshës.
“Do ta nënshkruaja Lewandowskin falas, edhe në moshën 37-vjeçare, ai është në një nivel tjetër, një nga numrat e fundit të vërtetë në sulm, së bashku me Erling Haaland”, ka thënë Trezeguet.
Ai shtoi se Lewandowski mund të mos ketë më të njëjtën fizikun si më parë, por arriti të shënojë 14 gola për Barcelonën edhe pa luajtur rregullisht.
“Ai është i fortë dhe inteligjent. Do të vinte te Juventusi i qartë për vendin nga vjen dhe për atë që pritet nga ai, golat”.
“Nëse do të kisha mundësinë, do ta merrja në Torino vetë”, përfundoi Trezeguet.
Lewandowski vazhdon të tregojë se edhe në moshë të madhe mund të bëjë diferencën në sulm.
Një transferim i tij te Juventusi do të ishte një sinjal i qartë për ambiciet e klubit bardhezi në Serie A dhe Evropë. /Telegrafi/


