Please enter at least 3 characters.

Trezeguet: Dybalas nuk i mungon asgjë të bëhet si Messi

2017/09/argentina-uruguay-eliminatorias-sudamericanas-01092016_1kxbkslwlf1l01rajj9gu1t6tm.jpg

Sulmuesi legjendar i Juventusit, David Trezeguet, ka thënë se Paulo Dybala mund të bëhet si Lionel Messi.

Argjentinasi ka thënë se numrit 10 të Zonjës së Vjetër nuk i mungon asgjë për t’u bërë si ylli i Barcelonës.

"Çfarë i mungon të jetë në nivel me Messin? Asgjë, nuk i mungon asgjë”.

“Është e qartë se Messi ka më shumë përvojë, por Paulo po rritet shumë dhe figura e Messit po e motivon atë të përmirësohet”.

“Dybala është bërë më i mençur në lojë, po lëviz në kohën e duhur, po kupton shpejt çfarë po ndodh rreth tij”, ka thënë Trezeguet për TuttoSport. /Telegrafi/