Please enter at least 3 characters.

Trembëdhjetë veshjet e Rita Orës përgjatë mbrëmjes së 'MTV Europe Music Awards' (Foto)

2017/11/GettyImages-873345606-e1510686140218.jpg

Këngëtarja Rita Ora ka qenë nikoqire e mbrëmjes së ndarjes së çmimeve “MTV Europe Music Awards 2017”.

Ylli i muzikës pop u paraqit me shumë ndryshime përgjatë mbrëmjes, ndërsa impresionio publikun me karakterin dhe çiltërsinë e saj në skenë, shkruan Telegrafi.

Në tapetin e kuq të këtij evenimenti, Ora është shfaqur me robdeshambër, duke thyer kështu tabutë e çdo kodi të veshjes në spektaklet e mëdha.

26-vjeçarja u përpoq të ndryshonte vazhdimisht rrobat gjatë gjithë shfaqjes, e cila u mbajt në Wembley Arena, në Londër.

Ajo më pas premtoi audiencën se do të ndryshonte para se të shkonte prapa skenës për të filluar paradën e saj të modës.

Veshjet e saj ishin të gjitha të përzgjedhura.

Në shumë prej rasteve, ajo kishte zgjedhur të vishej me ngjyra, ndërsa rrezatonte plot shkëlqim para miliona spektatorëve.

Në vazhdim, ju sjellim trembëdhjetë veshjet e këngëtares nga Kosova, që mahniti publikun e MTV Europe Music Awards:

/Telegrafi/