Tre të rijnë thyejnë një mobil shop në Prishtinë, por vjedhin një kasafortë të zbrazët (Video)
09/10/2017
Tre të rinj pas mesnatës kanë thyer dhe vjedhur një mobil shop. Ngjarja ka ndodhur në Mobile Shop “ALPHA”, i cili gjendet në rrugën “Bajram Kelmendi” në kryeqytet.
Në videon e siguruar nga Telegrafi të rinjtë shihen duke hyrë në lokal. Por, këta persona kanë vjedhur një kasafortë të zbrazët.
Më poshtë mund ta shikoni incizimin e plotë të mënyrë së thyerjes dhe vjedhjes së kasafortës. /Telegrafi/


