Please enter at least 3 characters.

Tre të arrestuar për posedim të narkotikëve dhe kalim ilegal të kufirit

2017/07/arrestime-480x270.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar, dy shtetas të Shqipërisë dhe një të Kosovës pasi dy të parët kanë kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri –Kosovë, ndërsa tek i dyshuari tjetër është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë 4.5 gram kurse  gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur dhe sekuestruar një në pistoletë me 7 copë fishekë.

Rasti ka ndodhur të martën në ora 16:35.

"Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar", thuhet në raport. /Telegrafi/

Foto: Arkiv