Please enter at least 3 characters.

Tre mënyra si të kombinoni një fund të zi

2024/08/tiktoker.jpg

Një influencere e njohur në TikTok e cila ndan këshilla mode, ka dhënë disa ide se si të kombinoni një fund të zi.

Fundi i zi është zgjedhje e përkryer për ta veshur në punë, por ndonjëherë është vështirë për ta kombinuar.

Tani një influencere ka dhënë së paku tre ide se si ta kombinoni atë e të dukeni për mrekulli.

Së pari, ju mund ta kombinoni atë me një bluzë të zezë pa mëngë; vendosni gjithashtu edhe një rrip dhe do të shihni rezultatin.

Ideja e dytë është ta vishni atë me një këmishë të bardhë. Këmisha i jep atë hijeshinë dhe atë elegancën që duam ta kemi.

Së treti, ju mund ta kombinoni fustanin e zi me një jelek ngjyrë hiri. Ndonëse nuancë e përafërt, ky kombinim bie gjithmonë në sy. /Telegrafi/