Please enter at least 3 characters.

Tre klube pas Silvas, por çdo gjë do vendoset pas Botërorit

2018/06/Andre-Silva-e1528704828366.jpg
276:"BRAGA, PORTUGAL - MAY 28: Andre Silva of Portugal celebrates after scoring the first goal during the international friendly football match against Portugal and Tunisia at the Municipal stadium de Braga on May 28, 2018 in Braga, Portugal. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)
12:"Getty Images

E ardhmja e Andre Silvas është gjithmonë më larg Milanit, edhe pse ende nuk është përcaktuar.

Sipas TuttoSport, portugezi me shumë mundësi do të gjejë një skuadër të re në sezonin 2018/19.

Kuqezinjtë janë duke menduar një shkëmbim me Monacon, ku kokë me kokë do ndërrohen Sivla dhe Falcao.

(Foto: Getty Images)

Por, në gjurmët e lojtarit është skuadra angleze Wolverhampton, por edhe ajo e Galatasarayt.

Gjithsesi, Andre Silva mund të luajë një rol prej protagonisti në Botëror me Përfaqësuesen e Portugalisë dhe kështu gjërat mund të ndryshojnë.

Ne sezonin e fundit 22-vjeçari shënoi dhjetë gola në 40 ndeshje në të gjitha garat për Milanin.

Dy nga ato kanë ardhur në Serie A, edhe pse në 24 paraqitje ka pasur hapësirë të mjaftueshme për të shënuar më shumë. /Telegrafi/