Please enter at least 3 characters.

Tre kandidatë në listën e Milanit për ta zëvendësuar Gattuson

2019/05/gatt.jpg

Raportohet se Milani është duke i ndarë rrugët me Gennaro Gattuson në këtë javë, pasi që në listën e tyre janë tre  trajnerë.

Rossonerët dështuan të kualifikohesh në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri, duke përfunduar në vendin e pestë, andaj trajneri italian do të largohet nga kreu i skuadrës.

Gianluca Di Marzio raporton se Leonardo dhe Gattuso do të largohen nga Milani në këtë javë, pasi Ivan Gazidis nuk u beson më aftësive të tyre në drejtimin e skuadrës.

MilanNews.it ka bërë të ditur se skuadra italiane tashmë ka tre emra në listën e tyre për strategun e tyre të ardhshëm si, Simone Inzaghi, Marco Giampaol dhe Leonardo Jardim.

Milani nuk do të humb kohë në emërimin e trajnerëve, por që në këtë javë do të shkarkohen Gattuso dhe Leonardo, ndërsa një javë më vonë do të zyrtarizohet edhe trajneri i ri për të filluar menjëherë për ndeshjet parasezonale. /Telegrafi/