Please enter at least 3 characters.

Trajneri i Drenicës thotë se Malisheva fitoi pa meritë

2023/03/Bledar-Devolli.jpg

Drenica humbi 2-1 në shtëpi nga Malisheva në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superliga e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Bledar Devolli ka thënë se mysafirët nuk fituan me meritë.

“Me mungesën e lojtarëve kryesorë ka rënë edhe forca e ekipit”, ka fillimisht ai për ArtSport.

“Ndeshjen e filluam mirë, kaluam në epërsi dhe pranuam gola”.

“Nuk ishte meritë e kundërshtarit, por golat që i pranuam erdhën falë gabimeve tona".

“Dhe ndeshja më pas mbaroi si mbaroi”, është shprehur më tej Devolli. /Telegrafi/