Please enter at least 3 characters.

Tragjedia në Koçan, PTHP: Po kontrollohen serverët në Ministrinë e Ekonomisë

2024/05/PTHP-780x439-1.jpg

Ekipi i prokurorëve që po punon për hetimin për përcaktimin e shkaqeve të fatkeqësisë në Koçan është zgjeruar që nga mëngjesi i sotëm dhe aktualisht përbëhet nga:

2 prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike Koçan
2 prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike Shtip
5 prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup

Disa urdhra shtesë janë lëshuar mbrëmë, ku përfshihet edhe urdhri për kontrollin e serverëve dhe një kompjuteri tjetër në Ministrinë e Ekonomisë, si dhe urdhër për ekspertizë grafologjike të nënshkrimeve në dokumente të caktuara, njoftoi Prokuroria.

Kontrolli në vendngjarje vijon edhe sot./Telegrafi/