Please enter at least 3 characters.

Tragjedi në Viti, fëmija 4-vjeçar goditet për vdekje nga një veturë në oborrin e shtëpisë

Një fëmijë katërvjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Viti, pasi që është goditur nga një veturë në oborrin e shtëpisë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka theksuar se ngasësi i makinës ka lidhje familjare me viktimën.

“Me datën 22.06.2025 rreth orës 18:35, nga stacioni policor në Viti jemi njoftuar se në ambulancën e fshatit Pozheran është dërguar një fëmijë rreth moshës 4-vjeç, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar. Dyshohet se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, në oborrin e shtëpisë, ndërsa ngasësi – ka lidhje familjare me viktimën”, ka bërë të ditur Veseli.

Tutje, ai ka thënë se dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për të ekzaminuar vendin.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ngasësi i veturës është ndaluar në mbajtje për 48-orë. /Telegrafi/