Please enter at least 3 characters.

Toyota nuk do të shesë më vetura dizel në Evropë

2018/03/5-7.jpg

Prodhuesi japonez Toyota do të ndalojë nga ky vit të shesë automjetet e saja me motor dizel në Evropë.

Drejtori i kompanisë për Evropë, Johan van Zil tha se Toyota nuk do të zhvillojë më teknologjinë dizel, por do të koncentrohet në automjete hibride.

Toyota vendimin e vet e bëri të ditur në panairin e veturave në Gjenevë, një javë pasi gjykata gjermane miratoi vendimin për ndalimin e automjeteve me dizel në Gjermani, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të ajrit. /kp/Telegrafi/